Nderohen me medalje sportistët që afirmuan skijimin e Kosovës - Bota Sot
Nderohen me medalje sportistët që afirmuan skijimin e Kosovës

Skijim

E shtunë, 20 tetor 2018

Nderohen me medalje sportistët që afirmuan skijimin e Kosovës

Nga: Bota sot Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 19:35
Sportistët me medalje

Sot me datë 23.12.2017 duke filluar nga ora 11:00 në ambientet e Hotel “Sirius” u mbajt ceremonia e shpalljes së laureatëve të skijimit për vitin 2017 ku morrën pjesë kontribues të kahmotshëm të sportit të skijimit, garues, trenerë, zyrtarë të lartë të klubeve, antarët e Bordit Ekzekutiv të FSK-së. Poashtu këtë ceremoni e nderuan me pjesëmarrje edhe: Besim Hasani – President i KOK-ut, Daut Thaqi – Këshilltar i lartë i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Feim Hoxha – Drejtor i Departamentit Ligjor pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arbër Alaj – Drejtor i Departamentit të Sportit, poashtu ceremoninë e nderuan edhe Federatat e Sporteve tjera të Republikës së Kosovës.

Sportistët më puntorë dhe më të mirë në rezultate në sezonën e fundit u nderuan me medalje dhe kupa. Poashtu u ndanë mirënjohje edhe për sportistët e dalluar të cilët e përfaqësuan dhe e afirmuan skijimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare: Albin Tahiri, Fiona Rusta, Faton Shurdhaj, Besnik Sokoli

Poashtu me mirënjohje u nderuan edhe mediat për kontributin e tyre në mbështetjen e tyre mediale në përcjelljen e skijimit të Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test