Hirscheri spektakolar, 50 fitore në karrierën e tij

Skijim

Hirscheri spektakolar, 50 fitore në karrierën e tij

Nga: Kemajl Goca Më: 4 janar 2018 Në ora: 19:12
Marcel Hirscher

Kampioni i botës, austriaku Marcel Hirscher, ka qenë i jashtëzakonshëm në disiplinën e sllallomit, në garën që u mbajt në Sljem të Zagrebit në Kroaci.  Hirscher spektakolar, shënoi fitoren e 50-të në karrierën e tij. Hirscher barazohet me fitore me legjendën italiane Alberto Tomba, ndërsa më së shumti fitore deri me tash kanë legjenda suedeze Ingemar Stenmark (86) dhe ai austriak, Hermann Maier (54).

Image

Hirscher zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 01:50.60 minuta, duke pasur kohën më të mirë për 5 qindtat se bashkëkombësi i tij, Michael Matt dhe 11 qindtat se norvegjezi Henrik Kristoffersen.

Duhet theksuar se në rrëshqitjen e parë, Matt ishte për 19 qindtat më i shpejt se Hirscher, por në rrëshqitjen e dytë nuk i shkoi si duhet. Në renditjen e sllallomit, Hirscher prin me 354 pikë, pasojnë: Kristoffersen (295), Matt (228), Aerni (215), ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 674 pikë, duke lënë pas Kristoffersen (580), Jansrud (480), Svindal (454) etj.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)            01:50.60

2. Michael Matt (Austroa)              0.05

3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)                   0.11

4. Manuel Feller (Austria)               0.79

5. Luca Aerni (Zvicra)   1.64

6. Alexis Pinturault (Franca) 1.89

7. David Ryding (Britania e Madhe)        2.18

8. Sebastian Solevaag (Norvegjia)           2.19

9. André Myhrer (Suedia)     2.36

10. Manfred Mölgg (Italia)   2.37

 
Fituesit e deritashëm në Sljem

2008: Mario Matt (Austria)

2009: Jean Grange (Franca)

2010: Giuliano Razzoli (Italia)

2011: Andre Myhrer (Suedia)

2012: Marcel Hirscher (Austria)

2013: Marcel Hirscher (Austria)

2015: Marcel Hirscher (Austria)

2017; Manfred Moelgg (Italia)

2018: Marcel Hirscher (Austria)

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat