Dominojnë italianet në lëshim

Skijim

Dominojnë italianet në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 14 janar 2018 Në ora: 15:08
Skiatorjet italiane

Skiatoret italiane shkëlqyen në lëshim në shtegun e Skive në Bad Kleinkirchheim të Austrisë. Tri vendet e para i takuan italianeve, megjithatë një sukses historik i tyre. Skiatorja Sofia Goggia zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:04.00 minuta dhe la pas bashkëkombësen e saj, Federica Brignone. Goggia tregoi paraqitje jashtëzakonisht të mirë, kurse Brignone nuk e përsëriti suksesin e një nate me parë kur ngadhënjeu në supersllallomin e madh. Brignone mbetet në vend të dytë me kohë më të dobët për një sekondë e 10 qindtat se fituesja e garës, por ka lënë pas bashkëkombësen Nadia Fanchini. Fanchini kishte 35 qindtat e kohës më të dobët se Brignone. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Shiffrin udhëheq me 1.381 pikë, pasojnë: Holdner (560), Vlhova (554), Rebensburg (534), Hansdotter  (499), Goggia  (470), Brignone (466) etj. ndërsa Weirather kryeson në lëshim me 170 pikë, një më shumë se Goggia dhe dy se e treta, Hutter, kurse Shiffrin mban pozitën e katërt me 160 pikë.

Rezultatet

1. Sofia Goggia (Italia)    1:04.00

2. Federica Brignone (Italia)    1.10

3. Nadia Fanchini (Italia) 1.45

4. Tiffany Gauthier (Franca)    1.59

5. Tina Weirather (Lihteshtejni)       1.74

6. Jasmine Flury (Zvicra) 1.85

7. Michelle Gisin (Zvicra) 1.85

8. Anna Veith (Austria)    2.03

9. Stephanie Venier (Austria)  2.06

10    Marta Bassino (Italia)      2.08

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat