Hirscher në formë, bindshëm i pari në Wengen

Skijim

Hirscher në formë, bindshëm i pari në Wengen

Nga: Kemajl Goca Më: 14 janar 2018 Në ora: 15:11
Marcel Hirscher

Skiatori Marcel Hirscher është në formë të shkëlqyeshme, i cili shënoi fitoren e tetë gjatë këtij edicionit, e pesta në sllallom dhe e 53-ta në karrierë! Austriaku triumfoi në disiplinën e sllallomit në Wengen të Zvicrës. 28-vjeçari ishte bindshëm më i mirë se rivalët të tjerët, duke pasur një kohë super të mirë. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:45.45 minuta, ose për 93 qindtat ka qenë më i shpejtë se norvegjezi Henrik Kristoffersen që zuri pozitën e dytë.

Suedezi Andre Myhrer renditet në vend të tretë me kohë më të dobët, pra për një sekondë e 72 qindtat se vendi i parë dhe për 9 qindtat më kohë më të mirë se  zvicerani Ramon Zenhausern. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 974 pikë apo ka 174 sosh më shumë se Kristoffersen.

Francezi Pinturault është në pozitën e tretë me 579 pikë, pasojnë: Jansrud (559), Svindal (534), Feuz (416), Mayer (410) etj. Ndërkaq, në sllallom Hirscher kryeson me 554 pikë, i përcjell nga Kristoffersen (435), Matt (348), Myhrer (323) etj.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)    1:45.45

2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)  0.93

3. André Myhrer (Suedia)                1.72

4. Ramon Zenhäusern (Zvicra)       1.81

5. Leif Haugen (Norvegjia)      1.93

6. Michael Matt (Austria) 2.55

7. Stefano Gross (Italia)  3.09

8. Alexis Pinturault (Franca)    3.28

9. Linus Strasser (Gjermania) 3.44

10. Marc Digruber (Austria)     3.56

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat