Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut do të parakalojnë të bashkuara më 9 shkurt në ceremoninë hapëse të Olimpiadës Dimërorë të PyeongChang.
Një tjetër marrëveshje e arritur në takimin dypalësh të mbajtur në Panmunjom ishte përfaqësimi me një skuadër të vetme në turneun e hokejit për femra.
Më 20 janar në Lozanë të Zvicrës do të mbahet një tjetër mbledhje e përbashkët e delegacioneve të dy vendeve, Komitetit Organizator të Olimpiadës Dimërore dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ku do të përcaktohen modalitet e garimit të atletëve nga Koreja e Veriut në momentin kur koha e regjistrimeve të ketë skaduar.
Do të diskutohet gjithashtu për çështjet që lidhen me protokollin, himnin, flamurin, ceremonitë e përbashkëta dhe të ndara.