Njihuni me Albin Tahirin, skitarin që do ta përfaqësojë Kosovën në LOD

Skijim

Njihuni me Albin Tahirin, skitarin që do ta përfaqësojë Kosovën në LOD

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 15:13
Njihuni me Albin Tahirin, skitarin që do ta përfaqësojë Kosovën në LOD

Albin Tahiri është sportisti i vetëm që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018. Skitari i lindur më 15 shkurt 1989 në Gradec të Sllovenisë, do të bartë flamurin tonë në ceremoninë hapëse të LOD.
Ai ka fituar normën olimpike në pesë disiplina: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh, lëshim i shpejtë dhe kombinim alpik.
Albini është 28 vjeçar. Babai i tij është shqiptar nga fshati Gllogovc i Lipjanit, kurse nëna e tij sllovene.
Shkollën fillore dhe të lartë e përfundoi në Ravne të Koroshkës në Slloveni, ku jeton familja e tij, kurse Albini jeton në Lubjanë. 
Gjatë shkollimit ai është dalluar me suksese në fusha të ndryshme, kurse është bërë kampion kombëtar në matematikë dhe shkencë. Edhe në shkollim të lartë, ka arritur suksese në fushën e mjekësisë, kurse më 15 shtator 2017 diplomoi për dentist. 
Me skijim alpik merret që nga mosha shtatë vjeçare. Klubi i tij i parë ishte Ravne e Koroskes në Slloveni.
Ai në vitin 2009 vendosi të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, pasi deri në 2009, përfaqësonte Slloveninë. Vitin e kaluar (2017), përfaqësoi Kosovën edhe në Kampionatin Botëror të Skitarisë, të mbajtur në St. Morritz të Zvicrës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat