Haradinaj takon kampionin e skijimit

Skijim

Haradinaj takon kampionin e skijimit

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 14:33
Ramush Haradinaj dhe Albin Tahiri

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i hapur edhe të dielave të takojë personalitete të ndryshme në kabinetin e tij. Ai sot priti kampionin e skijimit , Albin Tahirin , i cili do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Pesë disiplina alpike të skijimit.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Është kënaqësi të takosh kampionë. I tillë është skiatori, Albin Tahiri. Albini, edhe pse i lindur në Slloveni, në Lojërat Olimpike Dimërore do të përfaqësojë shtetin e Kosovës, në pesë disciplina alpike të skijimit.

Albinit i dëshirova shumë sukses dhe i dhurova flamurin e Kosovës, i cili do të ngritet në PyeongChang, në Korenë e Jugut. Albini po e nderon atdheun! Për më shumë, që kjo koincidon edhe me 10-vjetorin e pavarësisë sonë.

Falemnderit Albin! Falemnderit të gjithë sportistëve që po e nderojnë gjithandej Kosovën. Krenar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat