Tahiri i 37-ti, 16 sekonda e 88 qindtat larg fituesit të garës - Bota Sot
Tahiri i 37-ti, 16 sekonda e 88 qindtat larg fituesit të garës

Skijim

E martë, 23 tetor 2018

Tahiri i 37-ti, 16 sekonda e 88 qindtat larg fituesit të garës

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 06:33
Albin Tahiri

Skiatori i kombëtares së Kosovës, Albin Tahiri, debutoi në Lojërat Olimpike Dimërore – Pyeongchang 2018 të Koresë së Jugut. Ai u mundua me tërë kapacitetin e tij, duke arritur në vend të 37-të në kombinim alpik me kohën shumë të dobët, për 16 sekonda e 88 qindtat mbetet larg fituesit të garës, austriakut Marcel Hirscher.  Kryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi, flet nga Seuli për gazetën kombëtare “Bota sot”, duke treguar se shtegu në Qendrën e skive Jeongseon, vërtet ka qenë i vështirë dhe i akullt.  “Nuk është keq, duke marrë parasysh edhe shtegu me akull, erë e madhe, kështu që Albini ka dhënë të gjitha. Ai renditet në vend të 37-të, me 16 sekonda e 88 qindtat me pak se Hirscher”, tha Kelmendi.

Image

 Ai pret rezultat më të mirë në garën e lëshimit dhe të sllallomit të madh.   “Besoj që do të jetë më mirë në lëshim dhe në sllallom të madh. Shtegu ka qenë jashtëzakonisht i vështirë dhe Albinit nuk i ka ra asnjëherë të garojë në një shteg aq të pjerrtë, komplet i akullt. Vendi i 37-të mendoj se është sukses sepse këtu është ajka e botës”, theksoi ai. “Të enjten e ka garën e radhës në lëshim (03.00).  Psikikisht dhe fizikisht është i përgatitur mirë, ka shumë vullnet për t'i mbrojtur ngjyrat e flamurit tonë, duke synuar vendin më të mirë të mundshëm”, ka thënë Kelmendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test