Albin Tahiri zuri vendin e 37 nga 65 garues në debutimin e tij në LOD PyeongChang 2018
Albin Tahiri ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.
Skitari ynë ka zënë vendin e 37-të nga 65 garues në disiplinën kombinim alpin. Kjo pozitë vlerësohet e suksesshme, bazuar në kushtet që mbretëruan sidomos në garën e sllallomit, ku shumë garues u diskualifikuan. Gara e parë ishte ajo e lëshimit.
Qëllimi i tij ishte të mos diskualifikohej në debutim.
28-vjeçari pati kohën 2:23.40 sekonda.