Ishte afër vdekjes muaj më parë, sportisti kanadez fiton medalje olimpike

Skijim

Ishte afër vdekjes muaj më parë, sportisti kanadez fiton medalje olimpike

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 12:56
Mark McMorris

Sportisti nga Kanada, Mark McMorris ka fituar medaljen e bronztë olimpike në Pyeonchang të dielën.

Njëmbëdhjetë muaj më parë, snowboarderi kanadez kaloi dy ditë në koma për shkak të 17 kockave të thyera dhe një mushkëri të shtrembër pas një aksidenti, 

24-vjeçari bëri një rikthim të pabesueshëm dhe fitoi medaljen e bronztë olimpike.

“Padyshim është një mrekulli. Nuk e kam menduar se kjo do të bëhej realitet. Unë kam një pikëpamje tjetër për jetë tani”, ka thënë McMorris.

McMorris fitoi medaljen e dytë olimpike gjatë karrierës, pasi në të njëjtën disiplinë ai mori medaljen e bronztë në Sochi të Rusisë në vitin 2014.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat