Tahiri tregon për shtegun e akullt në Korenë e Jugut - Bota Sot
Tahiri tregon për shtegun e akullt në Korenë e Jugut

Skijim

E diel, 21 tetor 2018

Tahiri tregon për shtegun e akullt në Korenë e Jugut

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 15:11
Albin Tahiri në mes

Skiatori i kombëtares së Kosovës, Albin Tahiri, është i lumtur që përfundoi garën në kombinimin alpik, që u mbajt në Qendrën e skive Jeongseon. Ai debutoi në Lojërat Olimpike Dimërore – Pyeongchang 2018 të Koresë së Jugut dhe me synime që në disiplina tjera, si lëshim, sllallom, sllallom të madh dhe Super-G,  të arrijë kohë më të mirë. Tahiri zuri vendin e 37-të me kohë më të ngadaltë për 16 sekonda e 88 qindtat nga vendi i parë. Ai nga Jeongseon për gazetën kombëtare “Bota sot”, ka deklaruar se në lëshim ishte i mirë, por nuk i shkoi ashtu si duhet në sllallom dhe në anën tjetër ankohet edhe për shtegun që ka qenë i akullt.

“Bota sot”: A kishit emocione në garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore – Pyeongchang 2018?

Albin Tahiri: Ka qenë mirë dhe kemi arritur me përfunduar garën. Me vjen mirë që kam arritur mi përfunduar dy grahjet (lëshim – sllallom). Garën tjetër do të jap edhe më shumë nga vetja, me qenë rezultati më i mirë.

“Bota sot”: A ka qenë pengesë shtegu i akullt?

Albin Tahiri: Në lëshim kemi kaluar mirë, nuk na ka penguar era dhe nuk ka qenë i akullt shtegu. Në sllallom ka qenë vështirë dhe ishte shtegu tepër i akullt, ku nuk kemi ushtruar asnjëherë kësi lloj akulli.

“Bota sot”: Në cilat disiplina pret më shumë?

Albin Tahiri: Sot është ardhur një rezultat i mirë, por me gabimin në sllallom, kemi humbur pak kohë. Presim rezultate më të mira në ditët e ardhshme,  në lëshim dhe Super-G.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test