Lojërat Olimpike Dimërore: Shtyhet gara e skitarës shqiptare - Bota Sot
Lojërat Olimpike Dimërore: Shtyhet gara e skitarës shqiptare

Skijim

E martë, 23 tetor 2018

Lojërat Olimpike Dimërore: Shtyhet gara e skitarës shqiptare

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 11:46
Suela Mëhilli

Gara e slalomit për femra në Lojërat Olimpike Dimërore, ku do të garojë edhe skiatorja shqiptare Suela Mëhilli, u shty për ditën e premte.

Gara që ishte parashikuar të zhvillohej këtë të mërkurë do të niste me provat teknike, por erërat e forta bënë që organizatorët, për arsye sigurie për sportistët, të vendosin shtyrjen e saj me 2 ditë.

Ndërkaq, nuk ka ndryshim të datës së garës tjetër ku do të garojë Suela Mëhilli, slalomin gjigand. Ajo do të zhvillohet në datën e përcaktuar që në fillim, ditën e enjte në 15 shkurt. Ndërkohë që në 18 dhe 22 shkurt do të garojë edhe skiatori tjetër, Erjon Tola në slalomin gjigand dhe atë special.

Në këto dy disiplina do të garojë për herë të parë dhe një skiator kosovar, Albin Tahiri. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test