Ski, Mëhilli e mbyll në vendin e 53-të “Slalomin gjigant”

Skijim

Ski, Mëhilli e mbyll në vendin e 53-të “Slalomin gjigant”

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 11:01
Suela Mëhilli

Suela Mëhilli e mbylli në vendin e 53-të garimin e saj në “Slalomin gjigant” në ski për femra, në Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchangut, një rezultat ky më i mirë sesa ai i Sochit në vitin 2014, kur u rendit në vendin e 60.

Dy minuta, 46 sekonda e 57 të qindtat ishte koha e përgjithshme e regjistruar nga skiatorja shqiptare në përfundim të dy raundeve të kësaj gare.

Në raundin e parë, Mëhilli e përshkoi pistën me 1 minutë, 24 sekonda e 67 të qindtat, duke u renditur në vendin e 60.

Në raundin e dytë, paraqitja e saj ishte edhe më e mirë, teksa ajo e uli me rreth 3 sekonda kohën e raundit të parë, në 1 minutë, 21 sekonda e 9 të dhjetat, për t’u renditur në vendin e 54-t.

Ditën e premte, Suela Mëhilli do të garojë në “Slalom”, garë e cila ishte parashikuar të zhvillohej më 14 shkurt, por që u shty për shkak të erërave të forta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat