Skiatorja më e mirë në botë gjatë këtij edicioni, Mikaela Shiffrin, fitoi medaljen e artë në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore - Pyeongchang 2018. Amerikania tregoi paraqitje të jashtëzakonshme, duke zënë vendin e parë për 2:20:02 minuta dhe me kohë më të shpejt për 39 qindtat se norvegjezja Ragnhild Mowinckel, kjo e fundit u stolis me medalje të argjendtë. Federica Brignone nga Italia ngeci për shtatë qindtat nga vendi i dytë, por ia doli që të ngjitet në podium dhe të fitoi medaljen e bronztë. Viktoria Rebensburg nga Gjermania mbeti pa medaljen, duke ngec për 12 qindta nga pozita e tretë.
Kur rrëzohet Lara Gut
Zvicerania pati një ditë të keqe, e cila u rrëzua dhe u përplas me një fotograf.
Rezultat
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 2:20:02
2. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) + 0.39
3. Federica Brignone (Italia) + 0.46
4. Viktoria Rebensburg (Gjermania) +0, 58
5. Marta Bassino (Italia) +0,67
6. Frida Hansdotter (Suedia) +1,03
7. Tessa Worley (Franca) +1,04
8. Manuel Moelgg (Italia) +1,18
9. Wendy Holdener (Zvicra) +1,25
10. Sara Hector (Suedia) +1,51