Mayer kampion i ri olimpik në supersllallomin e madh

Skijim

Mayer kampion i ri olimpik në supersllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 11:11
Maye, (AFP Photo/Martin BERNETTI)

Austriaku Matthias Mayer fitoi medaljen e artë olimpike në supersllallomin e madh, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Jeongseon. Mayer zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:24.44 minuta dhe për 13 qindtat ishte më i shpejt se zvicerani Beat Feuz.  Garë e fortë dhe diferencë e ngushtë mes tre vendeve të para, por austriaku ka qenë më i shkathët.

Zvicerani Feuz u stolis me medalje të argjendtë, duke lënë për pesë qindtat larg norvegjezin Kjetil Jansrud. Feuz tregoi paraqitje të mirë dhe është i ngazëllyer për këtë sukses, kurse Jansrud nuk arriti të triumfoi në këtë garë, megjithatë fitoi medaljen e bronztë.

Rezultatet

1. Matthias Mayer (Austria)   1:24.44

2. Beat Feuz (Zvicrai)   +0,13            

3. Kjetil Jansrud (Norvegjia)  +0,18               

4. Blaise Giezendanner (Franca)    +0,38               

5. Aksel Lund Svindal (Norvegjia) +0,49               

6. Vincent Kriechmayr (Austria)     +0,69                

7. Dominik Paris (Italia)        +0,74              

8. Andreas Sander (Gjermania)      +0,79               

9. Dustin Cook (Kanada)      +0,92               

10.Bostjan Kline (Sllovenia)  +0,96

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat