Skiatori i Kosovës për 8 sekonda e 30 qindtat larg fituesit të garës!

Skijim

Skiatori i Kosovës për 8 sekonda e 30 qindtat larg fituesit të garës!

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 13:24
Albin Tahiri

Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e supersllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore - PyeongChang 2018. Skitari ynë zuri vendin e 47-të nga 62 garues. Koha e tij ishte, 1:32.74 sekonda. Ai mbeti për 8 sekonda e 30 qindtat larg fitusit të garës, austriakut  Mathias Mayer, që kishte kohën një minutë e 24 sekonda e 44 qindtat.

“Kam pritur më shumë, sepse vendosa të rrezikojë më shumë, mirëpo fatkeqësisht e bëra një gabim në fillim, të cilin u mundova ta përmirësojë, por e humba ritmin dhe kohën. Në fund ia dola të përfundojë edhe një garë tjetër, por që ka mundur të jetë më mirë”, tha Albi Tahiri pas garës. Edhe trajneri i tij, Agim Pupovci, ka pritur më shumë nga paraqitja në super sllallom të madh. “Ndoshta kemi pritur më shumë, sepse shtegu ka qenë i mirë konkurrenca ishte shumë e fortë, por shpresoj për rezultat më të mirë në sllallom të madh”, u shpreh Pupovci.

Gara e ardhshme e Albinit është të dielën (18 shkurt) në sllallom të madh, e cila për dallim nga kombinimi alpin, lëshimi dhe super sllallomi i madh, të cilat u mbajtën në qendrën skitare në Jaengson, do të mbahet në qendrën Alpensia, rreth 15 kilometra larg PyeongChangut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat