Skandali dopingut ndjek Rusinë edhe në Olimpiadën Dimërore

Skijim

Skandali dopingut ndjek Rusinë edhe në Olimpiadën Dimërore

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 15:01
Skandali dopingut ndjek Rusinë edhe në Olimpiadën Dimërore

Edhe pse Rusia nuk përfaqësohet si shtet në Lojërat Olimpike “Pyeongchang 2018”, një sportist nga ky vend, por që garon si neutral, ka dalë poztiv në Olimpidën dimërore që po zhvillohet në Korenë e Jugut. Bëhet fjalë për sportistin e curling, Aleksandr Krushelnitckii, që mori medaljen e bronzit në Olimpiadë në disiplinën garës ekipore.

Lajmin e kanë konfirmuar mediat ruse, që i referohen burimeve pranë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Tashmë pritet që të zhvillohet edhe analiat e dyta para se të merret një vendim zyrtar. Ky është rasti i dytë i dopingut në Olimpiadën dimërore, pas atij të një sportisti japonez të garave të shpejtësisë në pistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat