Dita e 12-të e Lojërave Olimpike, Norvegjia kryeson me 33 medalje

Skijim

Dita e 12-të e Lojërave Olimpike, Norvegjia kryeson me 33 medalje

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 15:24
Perfaqesuesja e Norvegjise

Sot ka përfunduar dita e 12-të e Lojërave Olimpike Dimërore “PyeongChang” që po mbahen në Korenë e Jugut.

Përfaqësuesja e Norvegjisë vazhdon kryesimin në tabelën e medaljeve.

Norvegjezët kanë grumbulluar gjithsej 33 medalje, 13 të arta, 11 të argjendta dhe 9 të bronzta.

Pas ekipit norvegjez mbetët Gjermania me 24 medalje, 12 të arta, 7 të argjendta dhe 5 të bronzta.

Në pozitën 3 dhe 4 mbetët Kanadaja me 21 medalje, 9 të arta, 5 të argjendta – 7 të bronzta, dhe Holanda me 16 medalje, 6 të arta, 6 të argjendta dhe 4 të bronzta.

Kjo mund të ndryshoj, pasi kanë mbetur edhe katër ditë deri në mbylljen e Lojërave Olimpike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat