Vonn: Dhashë maksimumin!

Skijim

Vonn: Dhashë maksimumin!

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 16:36
Vonn, foto Doug Mills/The New York Times

Skiatorja amerikane mbetet pa medalje të artë edhe në disiplinën e lëshimit në Lojërat  Olimpike - “Pyeongchang 2018”. Ajo renditet në vend të tretë me 47 qindtat e sekondës me pak se fituesja e garës, italiania Sofia Goggia. “Prisja një fitore, por nuk e mora dot. Mendoj se dhashë më të mirën në pistë, por me sa duket nuk isha mjaftueshëm e shpejtë”, tha Vonn. Olimpiada që zhvillohet në Korenë e Jugut, me shumë gjasa do të jetë e fundit për skiatoren amerikane, tashmë 32 vjeçe. “Nuk kam asnjë keqardhje, pasi dhashë maksimumin. Ndaj, jam e kënaqur për medaljen e bronztë. Kisha emocione, pasi garova me idenë se kjo do të jetë gara ime e fundit në një Olimpiadë”, thotë Vonn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat