Albin Tahiri përfundon garat në Lojërat Olimpike Dimërore

Skijim

Albin Tahiri përfundon garat në Lojërat Olimpike Dimërore

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 08:10
Albin Tahiri

(E plotësuar) - Albin Tahiri i mbylli garat në LOD PyeongChang 2018 në pozitën 39 nga 108 garues në sllallom.

Skitari Albin Tahiri ka mbyllur garat e tij në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Skitari ynë përfundoi në pozitën 39 nga 108 garues në disiplinën e sllallomit, ku shumë garues u diskualifikuan.

Pas dy lëshimeve Albini pati kohën 2:02.93 sekonda, ndërsa në lëshimin e parë përfundoi në vendin e 48.

Medaljen e artë e fitoi suedezi, Andre Myhrer, me kohë 1:38.99 sekonda. E argjendta shkoi për zviceranin, Ramon Zenhauersen (1:39.33 sek),ndërsa të bronztën e fitoi austriaku, Michael Matt, me kohë 1:39.66 sekonda.

Image

Albin Tahiri i 48-ti në lëshimin e parë në sllallom

Skitari i Kosovës, Albin Tahiri ka përfunduar lëshimin e parë në disiplinën e sllallomit në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Albin Tahiri ka kryer me sukses lëshimin në sllallom, garë kjo e fundit ku po merr pjesë në këto Lojëra Olimpike Dimërore.

Ai nga 108 garues ka përfunduar në vendin e 48, me kohën 1:00.80 sekonda.

Vendin e parë e zuri norvegjezi Henrik Krostoferssen me kohë 47:72 sekonda, i dyti ishte suedezi Andre Myhrer (47.93), kurse i treti francezi Victor Muffat Jeandet (48.34).

Pas Albini do të ketë edhe lëshimin e dytë dhe të fundit në sllallom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat