Skiatori Erjon Tola u rendit në vendin e 36-të në garën e sllallomit në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.
Skiatori shqiptar në dy provat e tij regjistroi kohën 1.57.06 dhe duke përfituar nga fakti që shumë garues nuk i kryen me sukses të dyja provat u klasifikua në një pozicion të mirë mes 108 pjesëmarrësve në garë.