Weirather më e mira në supersllallomin e madh

Skijim

Weirather më e mira në supersllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2018 Në ora: 21:19
Tina Weirather

Tina Weirather  nga Lihteshtejni shënoi fitore me kohë të kaluar për 1:02.17 minuta në disiplinën e supersllallomit të madh, në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Crans-Montana.  Skiatorja Weirather arriti e para me kohë më të shpejt për 36 qindtat se austriakja Anna Veith.

Zvicerania për pak nuk arriti në vend të dytë, por e cila u desh të kënaqej me pozitën e tretë dhe me dy qindtat e kohës më të dobët se Veith. Federica Brignone nga Italia dhe Michelle Gisin nga Zvicra renditen në vend të katërt me kohë më të dobët për 51 qindtat se vendi i parë.

Weirather renditet e para në disiplinën e supersllallomit me 421 pikë, duke lënë pas Gut (375) e Veith (307), kurse në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Shiffrin udhëheq me 1513 pikë, e cila ka një epërsi të madhe ndaj vendit të dytë, Holdener, kjo e fundit ka 902 pikë.

Rezultatet

1. Tina Weirather (Lihteshtejni)         1:02.17

2. Anna Veith (Austria)     0.36

3. Wendy Holdener (Zvicra)      0.38

4. Federica Brignone (Italia)     0.51

4. Michelle Gisin (Zvicra) 0.51

6. Christine Scheyer (Austria)   0.57

7. Lara Gut (Zvicra) 0.59

8. Stephanie Brunner (Austria)          0.68

9. Joana Hählen (Zvicra)  0.77

10. Johanna Schnarf (Italia)     0.81

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat