Hirscher nuk ndalet, triumfoi edhe në sllallom

Skijim

Hirscher nuk ndalet, triumfoi edhe në sllallom

Nga: Kemajl Goca Më: 4 mars 2018 Në ora: 15:12
Marcel Hirscher, foto Reuters

Kampioni në fuqi i botës, Marcel Hirscher, nuk ndalet, pas fitores në sllallomim e madh ngadhënjeu edhe në sllallom, e cila u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë. Hirscher u tregua shumë i mirë si në rrëshqitjen e parë po ashtu edhe në të dytën, duke zënë vendin e parë me kohë të kaluar  1:49.22 minuta.

Ai ka pasur kohën më të mirë për një sekondë e 22 qindtat se norvegjezi Henrik Kristoffersen. Pa dyshim se befasi vlerësohet zvicerani Ramon Zenhäusern që zuri vendin e tretë dhe me kohë më të dobët për një sekondë e 61 qindtat se vendi i parë. Në renditjen e përgjithshme, Hirscher prinë me 1.494 pikë, pasojnë: Kristoffersen (1.205), Svindal (716), Pinturault (687), Jansrud (665), Feuz (636) etj. ndërsa në disiplinën e sllallomit Hirscher kryeson me 874 pikë, i përcjell nga Kristoffersen (710), Myhrer (460), Matt (388) etj.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)  1:49.22

2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)          1.22

3. Ramon Zenhäusern (Zvicra)       1.61

4. Clement Noel (Franca)      1.92

5. Sebastian Solevaag (Norvegjia)           2.13

6. Marc Rochat (Zvicra)         2.34

7. Manfred Mölgg (Italia) 2.51

8. Sandro Simonet (Zvicra)   2.67

9. Victor Jeandet (Franca)     2.77

10. Stefano Gross (Italia)      2.91

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat