Brignone +3 qindtat nga Gisin!

Skijim

Brignone +3 qindtat nga Gisin!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 mars 2018 Në ora: 15:29
Federica Brignone, foto EPA

Fitore dramatike e italianes Federica Brignone. Skiatorja italiane doli e para në disiplinën në superkombinim, që u mbajt në Qendrën e Skive Crans-Montana. Federica Brignone zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:46.47 minuta, duke shënuar fitore shumë të ngushtë, për 3 qindtat qe më e shpejt se vendi i dytë, zvicerania Michelle Gisin dhe për 6 qindtat se pozita e tretë, sllovakja Petra Vlhova.

Vetë diferenca e ngushtë mes tri skiatoreve të para dëshmon se sa dramatike ka qenë gara dhe ka mbajtur në emocione tifozët. Në pozitën e katërt renditet Wendy Holdener e Zvicrës, e cila për 26 qindtat mbeti larg vendit të parë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 1.513 pikë, duke u përcjellë nga Holdener (952), Vlhova (814), Weirather (797), Goggia (778), Rebensburg  (767), Gisin (749), Brignone  (717), Mowinckel  (715) etj. Në superkombinim Holdener prinë me 150 pikë, më pas janë: Gisin (109), Brignone (100) etj.

Rezultatet

1. Federica Brignone (Italia) 1:46.47

2. Michelle Gisin (ZVicra) 0.03

3. Petra Vlhova (Sllovakia) 0.09

4. Wendy Holdener (Zvicra) 0.26

5. Stephanie Brunner (Austria) 0.38

6. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) 0.43

7. Rahel Kopp (Zvicra) 0.64

8. Sofia Goggia (Italia) 0.73

9. Ricarda Haaser (Austria) 1.48

10. Priska Nufer (Zvicra)       1.58

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat