Shiffrin kampione e sllallomit

Skijim

Shiffrin kampione e sllallomit

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2018 Në ora: 21:33
Shiffrin

Skiatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mikaela Shiffrin, është kampione në disiplinën e sllallomit. Ajo fitoi "Globin e vogël të Kristaltë" në sllallom, trofe i pesti në këtë disiplinë në karrierën e saj. Amerikania zuri vendin e parë me kohë të kaluar për  1:49.10 minuta, duke shënuar një fitore të ngushtë apo për 9 qindtat ishte para zviceranes Wendy Holdener. Suedezja Frida Hansdotter renditet në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 72 qindtat nga Shiffrin, në garën që u zhvillua në Ofterschwang të Gjermanisë. Në renditjen e sllallomit, Shiffrin është e para me 880 pikë, e përcjell nga Vlhova (655), Holdener (625), Hansdotter (621) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme Shiffrin prinë bindshëm me 1.673 pikë, e ndjekur nga Holdener (1050), Vlhova (864), Rebensburg (847) etj.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)       1:49.10

2. Wendy Holdener (Zvicra)     0.09

3. Frida Hansdotter (Suedia)   0.72

4. Petra Vlhova (Sllovakia)       0.87

5. Katharina Gallhuber (Austria)            0.95

6. Bernadette Schild (Austria) 1.15

7. Erin Mielzynski (Kanada)     1.62

7. Anna Swenn-Larsson (Suedia)    1.62

9. Michelle Gisin (Zvicra)  1.72

10. Katharina Liensberger (Austria)       1.8

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat