Jansrud fiton ‘Globin e vogël të Kristaltë’ në supersllallom të madh

Skijim

Jansrud fiton ‘Globin e vogël të Kristaltë’ në supersllallom të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 11 mars 2018 Në ora: 15:30
Kjetil Jansrud

Norvegjezi Kjetil Jansrud është kampion i ri në disiplinën e supersllallomit të madh në ski.  Jansrud shënoi fitore në disiplinën e supersllallomit të madh, me kohë të kaluar për 01:33.21 minutë. Norvegjezi ka qenë më i mirë për 22 qindtat e sekondës se zvicerani Beat Feuz. Jansrud u tregua më i shkathët se të tjerët dhe me këtë fitore edhe fitoi ‘Globin e vogël të Kristaltë’ në disiplinën e supersllallomit të madh. Zvicerani me pak fat do të kishte kohën më të mirë, megjithatë e la pas për 11 qindtat francezin Brice Roger, i cili zuri vendin e tretë.

Austriaku Hannes Reichelt zuri vendin e shtatë me 10 qindtat e kohës më të mirë se fituesi i lëshimit të së shtunës, gjermani Thomas Dressen, që renditet në vend të tetë. Mbi të gjitha ka qenë garë mjaft interesante sidomos mes të parit dhe të dytit, ku diferenca ishte goxha e ngushtë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, austriaku Marcel Hirscher udhëheq me 1494 pikë, duke lënë pas vetes norvegjezët Henrik Kristoffersen (1205) e Kjetil Jansrud (815), ndërsa në disiplinën e supersllallomit të madh Jansrud është në krye me 360 pikë, para austriakëve Hannes Reichelt(226) e Vincent Kriechmayr (222).

Rezultatet

1. Kjetil Jansrud (Norvegjia) 01:33.21

2. Beat Feuz (Zvicra)    0.22

3. Brice Roger (Franca) 0.33

4. Adrian Sejersted (Norvegjia)      0.34

5. Manuel Paradis (Kanada)           0.44

6. Mauro Caviezel (Zvicra)    0.45

7. Hannes Reichelt (Austria) 0.47

8. Thomas Dressen (Gjermania)     0.57

8. Max Franz (Austria) 0.57

10. Andreas Sander (Gjermania)    0.58

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat