Tina kampione në supersllallom të madh

Skijim

Tina kampione në supersllallom të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:48
Tina Weirather

Skiatorja nga Lihteshtejni, Tina Weirather, është kampione e re e supersllallomit të madh. Italiania Sofia Goggia zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:07.92 minutë. Ajo u tregua më e shkathët se skiatoret tjera në supersllallom të madh, në garën që u mbajt në Are të Suedisë.

Skiatorja gjermane Viktoria Rebensburg renditet në vend të dytë me 32 qindtat e kohës më të dobët se Goggia, duke lënë pas amerikanen Lindsey Vonn. Bukuroshja amerikane Vonn zuri vendin e tretë, por ngeci për 53 qindtat nga fituesja e garës.  Weirather fitoi ‘Globin e vogël të Kristaltë’,  duke zënë vendin e parë me 461 pikë në supersllallom të madh. 

Në vend të dytë është Lara Gut me 375 pikë, Anna Veit (307), Michelle Gisin (263) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Mikaela Shiffrin kryeson me 1673 pikë, e përcjellë nga Wendy Holdener (1088), Viktoria Rebensburg (977) etj.

Rezultatet

1. Sofia Goggia (Italia) 1:07.92

2. Viktoria Rebensburg (Gjermania)        0.32

3. Lindsey Vonn (SHBA)        0.53

4. Michelle Gisin (Zvicra)      0.75

5. Federica Brignone (Italia)           0.93

6. Tina Weirather (Lihteshtejni)     1.08

7. Nadia Fanchini (Italia)       1.15

8. Anna Veith (Austria)          1.20

9. Nicole Schmidhofer (Austria)     1.24

10. Stephanie Venier (Austria)       1.44

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat