Amerikania Mikaela Shiffrin është 'mbretëreshë' e sllallomit. Ajo ngadhënjeu në disiplinën e sllallomit me kohë të kaluar për 01:46.42 minutë apo ishte shumë më e shpejtë se rivalet tjera, pra për 1 sekondë e 58 qindtat se zvicerania Wendy Holdener, në garën që u mbajt në Are të Suedisë.
Suedezja Frida Hansdotter renditet në vend të tretë me një qindtën e sekondës me pak se Holdener. Mikaela Shiffrin është kampione në sllallom me 980 pikë, në fakt fitoi "Globin e Vogël të Kristaltë".
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin është kampione e re e Botës, e cila ka tani 1.773, duke lënë pas Holdener me 1.268 sosh.
Rezultatet
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 01:46.42
2. Wendy Holdener (Zvicra) 1.58
3. Frida Hansdotter (Suedia) 1.59
4. Nina Haver-Loeseth (Norvegjia) 1.72
5. Bernadette Schild (Austria) 1.79
6. Michelle Gisin (Zvicra) 1.99
7. Katharina Gallhuber (Austria) 2.05
8. Katharina Liensberger (Austria) 2.15
9. Anna Swenn-Larsson (Suedia) 2.19
10. Erin Mielzynski (Kanada) 2.20