Skiatorët dhe skiatoret përgatiten maksimalisht për edicionin e ri të Kupës së Botës, që fillon në fund të muajit tetor. Gara e parë fillon në konkurrencën e femrave përkatësisht me 27 tetor në Qendrën e Skive në Sölden të Austrisë.
Femrat garojnë në disiplinën e sllallomit të madh sikurse edhe meshkujt me 28 tetor.
Me një fjalë, yjet e Kupës Botërore në ski do të mobilizohen për edicionin e ri. Austriaku Marcel Hirscher në konkurrencën e meshkujve dhe në atë të femrave, amerikania Mikaela Shiffrin, janë kampionë të Botës në skijim.