Pupovci: Presim rezultate edhe më të mira - Bota Sot
Pupovci: Presim rezultate edhe më të mira

Skijim

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Pupovci: Presim rezultate edhe më të mira

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 18:35
Arbi Pupovci

Skiatorët e Kosovës kërkojnë që të janë në formën të mirë për sfidat që i presin në edicionin e ri qoftë në garat vendore qoftë në ato ndërkombëtare. Jemi në fillim të muajit nëntor dhe ende nuk ka reshje të borës në shtigjet e njohura të skijimit në vendin tonë, kështu që disa nga skiatorët e kombëtares së Kosovës kanë zgjedhur rrugën që të përgatiten në shtetet tjera, si është Austria, ku janë të gjitha parakushtet që t’i mbushin bateritë për edicionin e ri.

Ndër ta që po përgatitet në alpet austriake është edhe skiatori Arbi Pupovci, anëtar i klubit Alpi nga Peja dhe i kombëtares së Kosovës. Pupovci garon në disiplinën e sllallomit dhe të sllallomit të madh, me ambicie që të përsoset sa më mirë në secilën disiplinë para sfidave në muajit e ardhshëm.      

“Bota sot”: Sa është vështirë të stërvitet në këto ditë kur ka mungesë të borës?

Arbi Pupovci: Me datën 15 tetor kam udhëtuar për në Austri, ku java parë ka qenë e vështirë, pastaj me kohë kemi përparuar shumë në ushtrime fizike: me ushtrime në borë edhe në akull. Pra në akullnaja ka qenë eksperienca e parë për mua, por nuk ishte vështirë, sepse jemi duke mësuar nga trajnerët profesionalë të FIS-it.

“Bota sot”: Cilat janë synimet e Arbit në edicionin e ri?

Arbi Pupovci: Synimi im me këtë stërvitje është që t’i uli pikat, ndër 80 pika dhe në garat jashtë vendit të sjelli rezultate shumë të mira për Kosovën. Për tri javë në borë kam ndryshuar shumë, kam fituar teknikë shumë të mirë, po ashtu edhe kam mësuar nga ekspertët italian si të rregulloj skijat po ashtu edhe shumë gjëra teknike, që duhen të përdorën në ski të lirë edhe në pistë të garave.

Image

“Bota sot”: Cilët janë rivalët më të mëdhenj në konkurrencën tuaj?

Arbi Pupovci: Për momentin në Kosovë nuk ka konkurrent konkret por jashtë vendit besoj që të sjelli rezultate shumë më të mira se në të kaluarën.

“Bota sot”: A mendoni se do të kemi me shumë cilësi?

Arbi Pupovci: Cilësi do të kemi më shumë se vitet e kaluara, sepse jemi duke mbajtur ushtrime profesionale nga trajnerët më të mirë të FIS-it.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me kushtet në KS Alpi?

Arbi Pupovci: Kushtet i kemi të vështira materiale por jemi duke ushtruar krejt kohën dhe presim rezultate edhe më të mira.

 “Bota sot”: Për cilën garë përgatiteni për arenën ndërkombëtare?

Arbi Pupovci: Për momentin jam duke u fokusuar më shumë në garën e Kollashinit.

“Bota sot”: Cilat disiplina ju shkojnë më shumë përshtati dhe a besoni se do të jeni kampion për vitin 2019?

Arbi Pupovci: Disiplina ime e preferuar është sllallomi po ashtu edhe sllallom të madh dhe në vitet e ardhshme shpresoj që do të ushtroj në lëshim dhe supersllallom të madh. Për kampionin e vitit 2019 le të mbetet surprizë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test