Franz ballëlart, tre skiatorë me kohë të njëjtë!

Skijim

Franz ballëlart, tre skiatorë me kohë të njëjtë!

Nga: K. Goca Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 13:49
Franz ballëlart, tre skiatorë me kohë të njëjtë!

Skiatori austriak Max Franz është fitues i garës së supersllallomit të madh në Kupën e Botës, që u mbajt në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Franz ishte më i përsosur se rivalët tjerë dhe e zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:01,91 minutë, me kohën më të mirë për 33 qindtat se zvicerani Mauro Caviezel. 

Në pozitën e tretë u renditën tre skiatorë me kohë të njëjtë, norvegjezët Aleksander Aamodt Kilde, Aksel Lund Svindal dhe italiani Dominik Paris, ose patën kohën për 41 qindtat më të dobët se fituesi i kësaj gare. Austriaku Vincent Kriechmayr zuri vendin e shtatë me kohë më të dobët për 58 qindtat se Franz apo kishte kohën më të mirë për 10 qindtat se vendi i dhjetë, norvegjezi Kjetil Jansrud.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Franz kryeson me 238 pikë, 11 më shumë se Caviezel, ndërsa Kriechmayer është në vend të tretë (211). Caviezel prinë me 140 pikë në supersllallom të madh, i përcjellë nga Jansrud (126), Franz (118) etj.

Rezultatet

1. Max Franz (Austria) 1:01,91    

2. Mauro Caviezel (Zvicra)    +0,33

3. Aleksander Kilde (Norvegjia)     +0,41

3. Dominik Paris (Italia)        +0,41

3. Aksel Lund Svindal (Norvegjia)  +0,41

6. Christoph Krenn (Austria) +0,46

7. Vincent Kriechmayr (Austria)     +0,58

8. Matthias Mayer (Austria) +0,61

9. Klemen Kosi (Sllovenia)    +0,67

10. Kjetil Jansrud (Norvegjia)         +0,68

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat