Marcel Hirscher në stilin e kampionit

Skijim

Marcel Hirscher në stilin e kampionit

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 15:39
Marcel Hirscher në mes

Austriaku Marcel Hirscher ka treguar klasin e tij dhe fitoi në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës, në garën që u mbajt në Val D’isere të Francës. Austriaku në stilin e kampionit të botës, zuri vendin e parë bindshëm, me kohë të kaluar për 1:44.17 apo me kohën më të shpejt për një sekondë e 18 qindtat se norvegjezi Henrik Kristoffersen.

Ndërkaq, suedezi Matts Olsson renditet në pozitën e tretë me kohë më të dobët për një sekondë e 31 qindtat dhe ka lënë pas vetes për 15 qindtat francezin Alexis Pintauralt. Për austriakun Hircsher ka qenë fitorja e 60-të në Kupën e Botës, e 29-ta në sllallomin e madh.   

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 280 pikë, pasojnë Franz (238), Caviezel (227) etj. ndërsa në sllallomin  e madh Hirscher prinë me 180 pikë apo 50 më shumë se Kristoffersen.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)           1:42.99

2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)          +1.18

3. Matts Olsson (Suedia)       +1.31

4. Alexis Pintauralt (Franca) +1.46

5. Loic Meillard (Franca)       +1.54

6. Tommy Ford (SHBA)         1,69

7. Marco Odermatt (Zvicra)  1,72

8. Riccardo Tonetti (Italia)    1,79

9. Zan Kranjec (Sllovenia)     2,10

10. Mathieu Faivre (Franca) 2,16

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat