Hirscher shkëlqen, kryeson renditjen e përgjithshme

Skijim

Hirscher shkëlqen, kryeson renditjen e përgjithshme

Nga: Kemajl Goca Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 15:24
Marcel Hirscher

Kampioni i botës, Marcel Hirscher, tregoi edhe një herë se është njëshi në shtigjet e bardha!  Austriaku, rrëshqiti për mrekulli në disiplinën e sllallomit të madh, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:32,29 minuta. Si në rrëshqitjen e parë si në atë të dytën, Hirscher ka qenë në nivelin më të lartë dhe arriti një epërsi jashtëzakonisht të mirë, për 2,53 sekonda para vendit të dytë, francezit Thomas Fanara.

Francezët ishin në formë të mirë, pasi që në podium arriti edhe Alexis Pinturault, por me kohë më të ngadalshme për 2,69 sekonda se fituesi i garës. Austriaku  Manuel Feller për tre qindtat e sekondës mbeti jashtë podiumit përkatësisht vendit të tretë. Ai nuk pati fat dhe u desh të kënaqet me vendin e katërt, në garën që u zhvillua në Qendrën e Skive në Alta Badia të Italisë.  Hirscher me 100 pikë të reja të fituara, merr kryesimin në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.

Ai prinë me 380 pikë, 40 më shumë se bashkëkombësi i tij Franz. Në pozitën e tretë është Svindal me 333 pikë, pasojnë Caviezel (283), Kilde (267) etj. kurse në  sllallomin e madh Hirscher udhëheq bindshëm me 280 pikë, pasojnë Kristoffersen (148), Olsson (140), Pinturault (128) etj.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)   2:32,29

2. Thomas Fanara (Franca)   +02,53

3. Alexis Pinturault (Franca) +02,69

4. Manuel Feller (Austria)     +02,72

5. Tommy Ford (SHBA)         +02,79

6. Matts Olsson (Suedia)       +02,81

7. Luca de Aliprandini (Italia)         +03,14

8. Loic Meillard (Zvicra)        +03,31

9. Zan Kranjec (Sllovenia)     +03,33

10. Victor Muffat-Jeandet (Franca)         +03,33

10. Thomas Tumler (Zvicra)  +03,33

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat