Stuhec më e shpejta në lëshim! Cilin vend e zuri bashkëshortja e Valon Behramit?

Skijim

Stuhec më e shpejta në lëshim! Cilin vend e zuri bashkëshortja e Valon Behramit?

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 16:17
Stuhec më e shpejta në lëshim! Cilin vend e zuri bashkëshortja e Valon Behramit?

Paraqitje fantastike e skiatores sllovene Ilka Stuhec, e cila fitoi garën në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Val Gardena të Italisë.

Stuhec rrëshqiti për mrekulli, duke triumfuar me kohë të kaluar për 1:22,81 minuta ose me kohën më të shpejt për 14 qindtat se Nicol Delago nga Italia. Delago me pak fat, do të ishte fituese e garës, por disa gabime të vogla e lanë në pozitën e dytë, ndërsa ishte shumë më e shpejt (37 qindtat) se austriakja Ramona Siebenhofer.  Suedezja Jasmine Flury me gjithë përpjekjet e saja nuk arriti më shumë se në vend të katërt dhe me kohë më të ngadalshme për 87 qindtat se fituesja e garës.  

Ndërkaq, bashkëshortja e futbollistit të mirënjohur shqiptar, Valon Behrami, skiatorja Lara Gut-Behrami, përfundoi në vend të nëntë me kohë shumë të dobët, duke ngec për një sekondë e 18 sekonda. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Mikaela Sfiffrin, prinë me 689 pikë,  pasojnë zvicerania Michaella Gisin (309),  austriakja Nicole Schmidhofer (279) etj. ndërsa në lëshim Schmidhofer udhëheq me 226 pikë, e ndjekur nga Stuhec sa (158), Gisin (153).

Rezultatet

1. Ilka Stuhec (Sllovenia)      1:22,81

2. Nicol Delago (Italia)  +0,14

3. Ramona Siebenhofer (Austria) +0,51

4. Jasmine Flury (Suedia)     +0,87

5. Michaela Wenig (Gjermania)    +0,89

6. Mirjam Puchner (Austria)  +0,96

7. Stephanie Venier (Austria) +1,16

8. Kira Weidle (Gjermania)   +1,18

9. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +1,18

10. Nicole Schmidhofer (Austria)  +1,20

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat