Iniciativa humanitare e Valesës, ndihmohen 387 familje për fundvit

Sociale

Iniciativa humanitare e Valesës, ndihmohen 387 familje për fundvit

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 14:44
Kjo si rezultat i një aksioni humanitar që nisi dy javë më parë me iniciativën e Vanesa Sadriut

387 familje në nevojë kanë marrë pako ushqimore dhe veshmbathje për festat e fundivitit.

Kjo si rezultat i një aksioni humanitar që nisi dy javë më parë me iniciativën e Vanesa Sadriut nga Klubi RinON në komunën e Ferizajt.

Sadriu ka thënë se qëllimi i aksionit ka qenë solidarizimi me familjet në nevojë, teksa tregoi se plot familje pranuan ndihmat me lot në sy.

Image

“Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë që të bashkëndiejmë me qytetarët e tjerë, me familjet në nevojë të cilat nuk i kanë kushtet për t’i festuar festat e fundvitit”, ka thënë Sadriu.

Ajo po ashtu ka treguar se ky aksion ka gjetur përkrahje nga donatorë dhe qytetarë të shumtë, me ndihmën e të cilëve arritën që për dy javë të grumbullojnë ushqime e veshmbathje.

“Aksioni ka filluar që dy javë, për dy javë rresht kemi punuar ditë e natë dhe kemi arritur që të sigurojmë ushqim për 387 familje, dhurata, e po ashtu veshmbathje. Aksioni është nisur nga unë në kuadër të klubit RinON, po gjithmonë kemi pasur edhe mbështetje nga agjencionet e patundshmërive këtu në Ferizaj”, ka thënë Sadriu.

Image

Përndryshe, familjet përfituese të këtij aktiviteti janë kryesisht nga fshatrat e Ferizajt, Kaçanikut, Klinës e Vitisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat