Dora e zgjatur e mëshirës deri në Luginë, humanisti Halil Kastrati merr mirënjohje nga Bujanoci

Sociale

Dora e zgjatur e mëshirës deri në Luginë, humanisti Halil Kastrati merr mirënjohje nga Bujanoci

Më: 16 janar 2019 Në ora: 21:32
Mirënjohje nga “Shpresa” e Bujanocit për meritat dhe kontributin e humanistit Halil Kastrati

Për aktivitetin e jashtëzakonshëm humanitar gjatë vitit 2018, organizata nga Bujanoci, ka vizituar të enjten, selinë e organizatës “Jetimët e Ballkanit” me ç’rast i ka dorëzuar Halil Kastratit mirënjohjen përmes së cilës e shpallë Kastratin si Personalitet të Vitit. Organizata e falënderon organizatën “Shpresa” për mirënjohjen, duke na shërbyer si motiv për më shumë punë, njofton Presheva Jonë.

Halili dhe ekipi i tij ndjeheshin të lumtur që arritën ta bënë këtë. Gjatë këtij viti, 2018, shoqata ka ndihmuar në ndërtimin e 120 shtëpive. Ky është një rekord. Asnjë shoqatë nuk ka arritur ta bëjë këtë, deri më tash. Humansiti Kastarti ka falënderuar nga zemra shoqatën “Shpresa” për mirënjohjen.

Tashmë,secili prej anëtarëve të ekipit kanë rritur ambiciet për të ndihmuar më shumë skamnorët. Halili zotohet se në vitin 2019 do të ndërtojnë 400 shtëpi për nevojtarët. Ishte thellë i bindur se bamirësit do ta përkrahin për të realizuar këtë premtim. Duke parë besimin që kanë njerëzit në Halil Kastratin dhe djemtë e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, realizimi i objektivit për ndërtimin e 400 shtëpive duke i realizueshëm.

Image

Për fund çfarë mund të na thoni për shtirjen e aksionit humanitar të Shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ne Kosovë. Aktivitete, mbështetja juaj a del edhe jashtë Kosove?

Kastrati: Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” vepron pa kufij me ndihmesa, duke dalur edhe jashtë Kosovë. Deri tash nga kjo shoqatë bamirëse janë ndihmuar mbi 25.000 persona me pako ushimore e veshmbathje. Ku ka pasur nevojë ne kemi qenë aty prezent me ndihmat tona në të gjitha trojet tona etnike shqiptare si në Kosovë, Shqipëri, ashtu edhe në Malit të Zi dhe Preshevë.

Sa i perket Preshevës, ne kemi një mison aktiv atje. Edhe pse ne nga kreu i Shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kemi pasur telashe për të kaluar në Preshevë, na kanë ndalur në kufi, por ky aktivitet humanitar megjithatë nuk është ndalur, ka vazhduar dhe është prezent sot në Luginën e Preshevës përmes aktivistëve tanë. Për të gjitha këto ndihmesa skamnorëve, të varfërve ne nga Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” padyshim falenderojmë dhe u jemi mirënjohës fondacioneve e donatorëve të shumtë, firma e biznemsenë të ndryshëm në Kosovë e jashtë saj. Në veçanti do të falenderoja nga zemra disporën shqiptare, të cilet kur ka qenë në pyetje, nevoja për ndihma dedikuar skamnorëve, të varfërve, çdo herë kanë qenë dorë lirë, solidarë. Allahu jav shpërbleftë në këtë dynja e n’atë tjetrën..

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat