Në prag të festës së Pavarësisë, një familje në nevojë bëhet me shtëpi

Sociale

Në prag të festës së Pavarësisë, një familje në nevojë bëhet me shtëpi

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 21:01
Lutfi Haziri i ka dhuruar çelësat e banesës së re Qefsere Dakut, e cila është nënë vetushqyese.

Në prag të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dhuruar çelësat e banesës së re Qefsere Dakut, e cila është nënë vetushqyese.

“Jam i lumtur që në prag të 11 vjetorit te Pavarësisë, e kemi bërë me banesë të re familjen e Qefsere Dakut, në kuadër të aksionit ‘Pak nga ne, shumë për ata’. Është nënë vetushqyese, e cila po e rritë një djalë. Ndihem shumë mirë që kjo familje tash më nuk e ka problemin e banimit”, ka thënë Haziri pasi i dhuroi çelësat kësaj familjeje. 

Haziri ka falënderuar organizatën “Jetimat e Ballkanit” për donacionin, duke iu bashkangjitur kështu  aksionit të madh  të Komunës “Pak nga ne, shumë për ata”.

Pas mbrëmjes humanitare të organizuar nën përkujdesjen e kryetarit Haziri për banim social në tetorin e vitit 2014, numri i familjeve që janë bërë me kulm mbi kokë e ka kaluar shifrën 100, janë rinovuar 50 shtëpi, shtatë të tjera janë në proces, përderisa Komuna po ua paguan qiratë 50 familjeve me gjendje të rëndë sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat