Diskutohet për bashkëpunimin në fushën e aftësisë së kufizuar - Bota Sot
Diskutohet për bashkëpunimin në fushën e aftësisë së kufizuar

Sociale

Diskutohet për bashkëpunimin në fushën e aftësisë së kufizuar

Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:43
Pamje nga takimi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim përfaqësues të Qeverisë finlandeze dhe organizatave simotra për persona me aftësi të kufizuara në Finlandë, me të cilët ka biseduar rreth angazhimeve konkrete të MPMS-së në lidhje me trajtimin e personave me aftësi të kufizuara.

Me këtë rast, ministri Reçica theksoi se përveç mbështetjes që MPMS u jep këtyre kategorive, po përpiqet të krijojë lehtësira posaçërisht në fushën e punësimit, ku tashmë janë marrë hapa konkretë.

“MPMS vitin e kaluar ka nisur një varg reformash si në fushën pensionale, sociale përfshi edhe të aftësisë së kufizuar dhe aktualisht jemi në fazën e hartimit të Projektligjit gjithëpërfshirës për persona me aftësi të kufizuara që synon kategorizimin dhe trajtimin e barabartë për të gjitha kategoritë”, tha ai.

Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në mes të të dyja shteteve, sa i përket personave me aftësi të kufizuara.

Ministri Reçica falënderoi përfaqësuesit e qeverisë finlandeze dhe organizatat të cilat po i japin mbështetje organizatave në Kosovë që merren me personat me aftësi të kufizuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...