Policia apel për ndihmë në gjetjen e një personi të zhdukur - Bota Sot
Policia apel për ndihmë në gjetjen e një personi të zhdukur

Sociale

Policia apel për ndihmë në gjetjen e një personi të zhdukur

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:29
Rrustë Rexhepaj

Policia e Kosovës ka kërkuar përsëri ndihmë për një person të zhdukur.

Stacioni Policor i Pejës kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur personin.

“Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet fjalë për personin Rrustë (Halil) Rexhepaj nga fshati Raushiq i Pejës, i lindur në vitin 1972.

Policia ka lutur qytetarët që nëse e shohin personin në fjalë le të kontaktojnë në numrin emergjent 192. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...