Rritet numri i viktimave të dhunës në familje që kërkojnë strehim - Bota Sot
Rritet numri i viktimave të dhunës në familje që kërkojnë strehim

Sociale

Rritet numri i viktimave të dhunës në familje që kërkojnë strehim

Më: 24 maj 2019 Në ora: 13:10
Ilustrim

Numri i viktimave të dhunës në familje në regjionin e Prishtinës që kërkojnë strehim është në rritje e sipër.

Këtë e bën të ditur për Bota sot, punëtorja sociale në Qendrën për Mbrotjen e Grave dhe Fëmijëve, Elmedina Sejdiu. Sipas saj, këtë vit numri i viktimave të dhunës që kërkojnë strehim është shtuar.

Vetëm në periudhën Janar e deri më tani, në qendër janë strehuar 31 raste, gra dhe fëmijë që kanë qenë viktima të dhunës në familje, raporton Bota sot

‘’Gjatë vitit, numri i rasteve që paraqiten për strehim është mbi 100,’’ ka shtuar ajo.

Kjo qendër është një nga tetë strehimoret e viktimave të dhunës që operon në Kosovë. /Bota sot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...