Haruni 8 muajsh ka nevojë për ndihmë, shërimi i tij kushton rreth 600 mijë euro - Bota Sot
Haruni 8 muajsh ka nevojë për ndihmë, shërimi i tij kushton rreth 600 mijë euro

Sociale

Haruni 8 muajsh ka nevojë për ndihmë, shërimi i tij kushton rreth 600 mijë euro

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 21:57
Foto

Harun Brahimi që akoma nuk i ka mbushur 1 vit, është diagnostifikuar me një sëmundje trajtimi i sëcilës nuk mund të mbulohet nga familja e tij, pasi që kushton rreth 600 mijë euro.

Rrustem Brahimi, babai i Harunit ka shpjeguar për Insajderin sëmundjen e djalit të tij.

“Djali ynë ka lindë me këtë lloj problemi gjenetik. Por deri para disa dite kur kemi qenë në Shkup, nuk kemi mund me diagnostifiku për shkak se mjekët nuk kanë qenë të kualifikuar për këtë sëmundje. Ne sa kemi mundur me kontaktu përmes telefonit disa spitale nëpër Evropë, na kanë thënë se kushton shumë shtrenjtë. Bëhet fjalë për shifra astronomike, rreth 600 mijë euro trajtimi. Kemi kqyrë edhe në Turqi. Ata po thonë që ka mundësi shërimi ndoshta edhe me një shumë më të vogël. Ministria në kësi raste ndan vetëm 30 mijë euro”, ka thënë Rrustemi.

Diagnoza e Harunit është G12.9

Analizat gjenetike molekulare të Harunit dëshmojnë delecion (fshierje) të egzonave 7 dhe 8 prej gjenit SMN1 në gjendje homozygote dhe prani të pseudogjenit SMN2.

Numri kontaktues i Rrustemit është +38345699772  ,ndërkaq më poshtë gjeni numrin e llogarisë ku mund të kontriboni.

Iban:XK051901468167321127

SWIFT CODE : NCBXKPR
 

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...