Në luftë për jetën, Uliksi: Shpresoj tek Zoti, nuk mbaj më shpresë te shteti - Bota Sot
Në luftë për jetën, Uliksi: Shpresoj tek Zoti, nuk mbaj më shpresë te shteti

Sociale

Në luftë për jetën, Uliksi: Shpresoj tek Zoti, nuk mbaj më shpresë te shteti

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 21:29
Uliksi është një djalë i veçantë

Uliksi është një djalë i veçantë, siç është edhe emri i tij Uliks, Heroi i poetit të lashtësisë greke, Homerit. Ai është diagnostikuar me hepatit C.


“Kreu një transfuzion gjaku në QSUT, pasi kishte leshmanjoze, sëmundje që merret nga macet dhe qentë”, është shprehur e ëma, Florina Halili.

Vitet kaluan dhe në moshën 11 vjeçare mjekët e diagnostikuan djalin me hepatit C.

Një radhë e gjatë analizash nisën si në shtet dhe në privat.

Nuk merrte mjekim, pasi mendohej se trupi do ta eliminonte vetë virusin C. Por nuk ndodhi kështu me djalin dhe Uliksi përfundoi me infeksion kronik dhe mjekët bënë këtë rekomandim.

“Të trajtohet me Harvon, pasi në rastin e djalit që nuk ka marrë medikamente është shërues”, shprehet nëna e tij.

Mjekët e bënë diagnozën që në vitin 2017.

Florina tregon se pacientë të tjerë e kanë marrë këtë medikament, ndërsa për djalin e saj radha nuk vjen kurrë.

Është ilaç që merret 3 muaj rresht dhe e shëron në 98% sëmundjen.

Interesohet çdo muaj, por tani është përgjigje nuk i kthejnë më.

“Ndihem e pafuqishme që ilaçi është dhe unë nuk bëj dot gjë për fëmijën tim”, ka shprehur e ëma.

Uliksi sapo mbaroi provimet e maturës.

“Provimi me zgjedhje është psikologji, pasi do doja të studioja psikologji”, është shprehur ai.

Është marrë me sporte si atletike, e kërcim së larti, por për pak kohë.

“Aktrimi është një pasion tjetër imi. Jam aktivizuar në shkollë”, thotë djaloshi.

Ka kërkuar në “google” për sëmundjen e tij.

“Po vazhdova kështu mëlçia ime do të kthehet në kancer. Shpresoj tek Zoti tani, nga shteti nuk mbaj më shpresë”, ka thënë Uliksi.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...