Mbi 25 mijë familje në Kosovë jetojnë me ndihma sociale - Bota Sot
Mbi 25 mijë familje në Kosovë jetojnë me ndihma sociale

Sociale

Mbi 25 mijë familje në Kosovë jetojnë me ndihma sociale

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Mbijetesa e mbi 25 mijë familjeve në Kosovë varet nga ndihma sociale.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës të publikuara në vjetarin për  vitin 2019-të, gjatë vitit 2018-të 25 mijë e 345 familje kanë përfituar nga ndihma sociale.

Krahasuar me vitin 2017-të, numri i familjeve që kanë përfituar nga ndihma sociale ka shënuar rënie. Para dy viteve  26 mijë e 117 familje kishin përfituar nga ndihma sociale.

Image

Tashmë në vitin 2019-të besohet se numri i familjeve që përfitojnë nga ndihma sociale ka rënë nën 25 mijë.

Numri i personave që kanë përfituar nga ndihma sociale në vitin 2018-të ka qenë 103 mijë e 409.

Nëse përkthehet në para kjo ndihmë sociale, atëherë buxhetit të Kosovës i kushton mbi dy milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...