Pësoi djegie të rëndë nga uji i nxehtë, mjekët flasin për gjendjen e bebes 11 muajshe - Bota Sot
Pësoi djegie të rëndë nga uji i nxehtë, mjekët flasin për gjendjen e bebes 11 muajshe

Sociale

Pësoi djegie të rëndë nga uji i nxehtë, mjekët flasin për gjendjen e bebes 11 muajshe

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 21:19
Dea Tahiri

Dea Tahiri, 11 muajshe, ka pësuar djegie të shkallës së tretë, ka nevojë për ndihmë.

Është vetëm 11 muajshe. Por, kjo vajzë me emrin Dea Tahiri ka pësuar një fatkeqësi të madhe.

Kjo foshnje  ka pësuar djegie të shkallës së tretë, kur mbi të ka rënë ujë i nxehtë. 

Pacientja po trajtohet në Klinikën Intensive të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E shefi i këtij reparti, Shaqir Uka, tregon për gjendjen e kësaj paciente.

Për shkak të gjendjes së rëndë, Uka thotë se pacientja po mbahet në gjumë me barëra.

Në Kosovë ende nuk ka qendër të veçantë ku bëhet trajtimi i pacientëve vetëm me djegie.

Ndërkohë, prindërit e vogëlushes prapa kamerës, kanë thënë se nuk dihet ende saktësisht sa kushton trajtimi i vajzës jashtë vendit.

Por, u është thënë se një i tillë është tejet i kushtueshëm.

Për të ndihmuar Dea Tahirin është bërë publik ky numër i telefonit dhe llogarisë bankare.

Tel: +38346147331

Ll.B: 1501070002065495.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...