Apel për mbështetje për shërimin e Shefkije Hasanit nga Kçiqi i Madh – ajo është diagnostifikuar me tumor në tru dhe për intervenim i duhen 20 mijë euro

Sociale

Apel për mbështetje për shërimin e Shefkije Hasanit nga Kçiqi i Madh – ajo është diagnostifikuar me tumor në tru dhe për intervenim i duhen 20 mijë euro

Nga: F. B. Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 11:04
Shefkije Hasani

Shefkije Hasani nga Kçiqi i Madh është diagnostifikuar me tumor në tru dhe ka nevojë emergjente për intervenim kirurgjik me qëllim të shpëtimit të jetës së saj, ka thënë mjeku ku është kontrolluara ajo.

Sipas familjarëve të Shefkijes, tumori është konstatuar në pjesën delikate të trurit, ndërsa gjendja e saj shëndetësore është vështirësuar dhe me pasoja të mundshme në shikim, paralizën e një pjese të trupit, gëlltitje etj.

Gjithnjë sipas familjarëve, mjekët gjatë kontrollit i kanë thënë familjes se trajtimi përkatësisht intervenimi kirurgjik në këtë rast nuk bëhet në vendin tonë, andaj ajo duhet të kërkoj trajtim jashtë vendit.

Ekipi mjekësor ka sugjeruar familjen që të bëjnë çdo gjë të mundshme që ajo të kryej intervenimin kirurgjik pasi secila vonesë mund të sjell pasoja të pa riparueshme në shëndetin e Shefkijes.

Familja është interesuar për koston e këtij intervenimi dhe ka marr informatën se ai kushton 20 mijë euro, gjë që familja përkundër përpjekjeve nuk ka mundur të siguroj.

Andaj bashkëshorti Bajrushi  dhe familja Hasani nga lagja Bullaj përball shkollës ka apeluar tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë në grumbullimin e kësaj shume me qëllim të shpëtimit të jetës së nanës dhe motrës Shefkije.

Ndërkohë familja ka hapur edhe një konto bankare në Reifasen Bank ku humanistët qoftë nga lokalitete, diaspora por edhe njerëzit tjerë të vullnetit të mirë do të mund të ndihmojnë:

Raiffesien Bank Kosova

Llogaria  bankare: 1503011003482825

Ndërsa numrat e kontaktit të familjes janë : 049 655935 dhe 049 454230

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat