U diagnostikua me sëmundje të rëndë, nëna i vendos djalit dhe nuses unazat në emision

Sociale

U diagnostikua me sëmundje të rëndë, nëna i vendos djalit dhe nuses unazat në emision

Më: 19 janar 2020 Në ora: 21:45
Pamje nga emisioni

Rubrika ”Ka një mesazh për ty” në Tv Klan ka sjellë sot historinë e dhimbshme të zonjës Valbona.

Ajo është diagnostikuar me një sëmundje tumorale dhe prej disa vitesh është duke luftuar për jetën e saj, duke iu nënshtruar kimioterapive dhe trajtimeve të ndryshme.

Ndihet e lodhur, por familja e ka mbështetur së tepërmi. Ajo ka një dëshirë të madhe dhe prandaj në studio ka sjellë djalin Arditin dhe të fejuarën e tij.

Arditi gjatë gjithë rrëfimit të saj ishte prezent dhe nuk i ka mbajtur dot lotët. Dëshira e mamasë së tij ishte që ai dhe nusja e tij të vazhdonin jetën e tyre sepse ata e kanë stopuar atë, për të qëndruar pranë saj. Gjithashtu Valbona ka kërkuar që në studion e Tv Klan, t’u vendosë unazat djalit dhe nuses.

Valbona: Ishim të gëzuar dhe të lumtur, por jeta kështu e dashka dhe kështu qenka. Sapo mendova se i kisha venë në gjitha në terezi u dignostikova me një sëmundje tumorale. Pasi bëra operacionin më thanë që duhet të bëja kimioterapi. Para dy vitesh, Arditi iu ofrua një mundësi punësimi në Gjermani, por si më thanë për kimioterapi, ai u step. Unë i them: Ardit ik se pse ne s’të ndihmojmë dot ty, por ti na ndihmon ne, prandaj duhet të ikësh të keqen mami. Por ai me kokën përdhe më thotë: O ma si të iki unë, si t’ju lë ju? 75% e zemrës sime më thotë mos ik dhe 25 % më thotë ik, si t’ju lë unë vetëm ju? Pastaj filluam kimioterapitë, vazhduam 6 muaj, unë mendoj se u bëra mirë dhe të gjithë u gëzuan, por prapë pas 9 muajsh diçka e re u zgjua dhe unë fillova prapë analiza, kimioterapi dhe akoma vazhdoj. Jam shumë e lodhur Ardit, si nga ana shpirtërore ashtu edhe financiare. Por nuk e dija se kisha kaq njerëz të dashur, nuk e dija se kisha kaq njerëz rreth vetes që sikur ti numëroja, ose t’i kisha futur në këtë zyrë ka shumë të bukur do ishte mbushur plot dhe nuk do t’i nxinte.

Ardit Gjebrea: Ti ke ftuar Arditin dhe të shoqen?

Valbona: Po!

Ardit Gjebrea: Pse i ke ftuar?

Valbona: Ardit doja të thoja se edhe në çdo seancë kimioterapie, nuk e dija se dhe ajo më donte kaq shumë. Në çdo seancë kimioterapie, përveç dhuratave që më sjellin, dashuria më e madhe e tyre është prezenca e tyre, shtrëngimi i duarve që mua më heqin ligështinë. Ata me një buzëqeshje më thonë: Ne tani mbushim 5 vjet bashkë, t’i çfarë do na bësh? Dhe unë në heshtje kam menduar këtë surprizë për ata, që unë t’ju jap një mesazh të ecin, të më lënë mua, të shikojnë jetën e tyre se i kam mbajtur peng. Dua t’ju shpreh këtu në këtë sallë të mrekullueshme të më trashëgohen, me jetë të lumtur dhe t’ju vija unazën këtu në Tv Klan. Kjo ishte dëshira ime më e madhe.

Dëshira e saj plotësohet sepse Valbona i vendos në studio unazën djalit dhe nuses së tij Shefiko dhe të tre nuk arrijnë të mbajnë dot lotët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat