Fal donatorëve tradicional “Zëri i Prindërve” edhe për këtë festë ndihmoi mbi 50 familje me miell edhe pako ushqimore - Bota Sot
Fal donatorëve tradicional “Zëri i Prindërve” edhe për këtë festë ndihmoi mbi 50 familje me miell edhe pako ushqimore

Sociale

Fal donatorëve tradicional “Zëri i Prindërve” edhe për këtë festë ndihmoi mbi 50 familje me miell edhe pako ushqimore

Nga: F.B Më: 24 maj 2020 Në ora: 16:07
Fal donatorëve tradicional “Zëri i Prindërve” edhe për këtë festë ndihmoi mbi 50 familje me miell edhe pako ushqimore

Festat janë përherë mundësi për solidaritet edhe humanizëm, posaçërisht Festa e Fitër Bajramit që vjen me përfundimin e muajit të shenjtë Ramazan, edhe në këtë festë sikur në tjerat drejtuesit e shoqatës “Zëri i prindërve”  fal donatorëve tashmë tradicional  që nuk duan të identifikohen kanë siguruar dhe shpërndarë tek mbi 50 familje miell dhe pako ushqimore me artikujt elementar për jetë.

Bajram Qerkini kryetar i shoqatës së bashku me asistenten Xhyla Haziri janë përkujdesur që këto donacione të shkojnë ne familjet me gjendjen më të rëndë social-ekonomike, duke quar në vend amanetin dhe solidaritetin e donatorëve, që përherë në secilën festë ndihmojnë por nuk duan të identifikohen edhe të përmenden si donatorë.

“Po ndihmojmë disa familje me gjendje të rëndë ekonomike e sociale me miell edhe me pako ushqimore me artikuj të domosdoshëm ushqimor, fal donacioneve që na kane ardhur nga donatorë, që nuk po na harrojnë edhe na gjenden në secilën festë” ka thënë Qerkini .

Në shpërndarjen e ndihmave kanë ndihmuar edhe pjesëtarët e tjerë vullnetarë të shoqatës, ndërsa përfituesit janë shprehur shumë mirënjohës edhe falënderues për këto ushqime dhe për faktin se shoqata “Zëri i Prindërve” nuk i harron në asnjë nga festat, duke i ndihmuar edhe lehtësuar mbijetesën.

Qerkini ka theksuar se pothuajse në secilën festë edhe mundësi po përpiqen që të ndihmojnë dhe të jenë pranë familjeve të personave të pagjetur, të cilët përkundër brengës shpitrore për personat e pagjetur familjar janë duke hequr të zitë e ullirit për të mbijetuar, e gjithë kjo fa is njerëzve humanist që sjellin gjëra ushqimore edhe nuk duan as emri të ju përmendet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat