Katërvjeçarja nga Mitrovica ka nevojë për ndihmë, i duhen edhe 35 mijë euro për shërim

Sociale

Katërvjeçarja nga Mitrovica ka nevojë për ndihmë, i duhen edhe 35 mijë euro për shërim

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 19:42
Leandra Selimi

Leandra Selimi nga Mitrovica ka nevojë që urgjentisht të dërgohet për shërim jashtë vendit.

Katërvjeçarja vuan nga një sëmundje e rëndë e quajtur ATROFI SPINALE MUSKULARE që është sëmundje e patrajtueshme në Kosovë.

Shuma që nevojitet për trajtimin e vogëlushes është 200 mijë euro, deri tani janë grumbulluar një pjesë e të hollave, andaj duhen 35 mijë për tu mbushuar shuma e plotë për shërimin e vogëlushes.

Familja nuk ka mundësi ta sigurojë shumën e nevojshme financiare, prandaj kërkon ndihmën e atyre që kanë vullnet dhe mundësi të ndihmojnë.

Në fotografinë e mëposhtme mund të informoheni se si mund ta ndihmoni katërvjeçaren Leandra Selimi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat