Prindërit invalidë braktisin fshatin për të shkolluar fëmijet / Jeta në qytet i zhyt në varfëri

Sociale

Prindërit invalidë braktisin fshatin për të shkolluar fëmijet / Jeta në qytet i zhyt në varfëri

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 19:23
Ilustrim

6 anëtarët e familjes Sadiku u detyruan të braktisin fshatin Rabie të Tepelenës në kërkim të një jete më të mirë.

Fshati ku ata jetonin prej vitesh nuk ofronte as kushtet më minimale për te jetuar. Kryefamiljari Ermal Sadiku  së bashku me bashkeshorten dhe 4 fëmijët erdhi në Durres për t’i mundësuar fëmijëve shkollim por këtu  po përballet  me vështirësi të mëdha ekonomike.

Ai dhe bashkëshortja janë të dy invalidë dhe trajtohen me Kemp, dhe pagesat  që ata marrin janë të pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet dhe qiranë e banesës.  

“Fshati  ku ne jetonim ishte i braktisur. Shkolla e fshatit kishte 3 fëmijë gjithsej , vajza mbaroi klasën e parë por  nuk mësoi as te shkruajë dhe as të lexojë.  Erdhëm në Durrës, po  lekët e kempit tonë shkojnë qera.  Ne jemi invalidë  burre e grua.  Nuk kam me çfarë ti ushqej fëmijët”, rrëfen mes lotëve për mikrofonin e “Boom” nëna. 

Ndërkohë vajza 7-vjeçare e familjes shprehet: “Unë mërzitem sepse shoqet e mia kanë lekë të blejnë gjëra te shkolla dhe unë nuk kam.  I kërkoj mamit të më blejë një kukull që më pëlqen po mami nuk ka lekë të ma blejë”.  

“Isha në shkollën e fshatit, mbarova klasën e parë, por nuk mësova as të shkruaj emrin tim. Tani jam prapë në  klasë të parë”, shton mes lotëve 7-vjeçarja.  

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat