“Sot ha një dromcë ta ruajë tjetrën për nesër” Lutjet për një copë bukë

Sociale

“Sot ha një dromcë ta ruajë tjetrën për nesër” Lutjet për një copë bukë

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 16:03
Flutura Stafa

Prej gati 4 vitesh Flutura Stafa jeton e vetme që pas divorcit më bashkëshortin i cili e la atë në mës të 4 rrugëve dhe pa fëmijë.

“Më hodhi në rrugë pas 20 vitesh. Më la në rrugë të madhe”

Me sytë plot lot 52 vjecarja tregon se nga lekët që merr i  mbesin vetëm 5 mijë lekë.

“Më mbeten vetëm 5 mijë lekë të hajë bukë gjithë muajin, nuk kam asgjë tjetër”.

Mes lotëve 52 vjeçarja shprehet se mbijeton duke i falur të tjerët.

Tregon se nuk ka me se të ushqehet dhe shpeshherë detyrohet të rrijë me barkun bosh.

Në mëngjes ha një dromcë bukë ta ruaj pjesën tjetër për nesër. Si nuk del dikush të më thotë ulur të ngopësh barkun me bukë. Më vjen të vras vetën”.

Thirrja e saj shkon për ushqim dhe veshmbathje.

“Ju lutem më ndihmoni se jetoj në kushte të vështira”.

Prej muaj Flutura po jeton në rrugën “Mihel Grameno” në Tiranë, në një dhomë plot lagështi ndaj apeli shkon për institucionet dhe këdo që mund ta ndihmojë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat